Dilaver Goxhaj: Jo çdo pritë të vret

Dilaver Goxhaj: Ne na mungon guximi ta pranojmë të vërtetën

Duke lexuar shkrimin “30 vjet nga themelimi i PPD”, shkruar nga znj. Diana Toska, më ngjalli kërshërinë dhe interesim për faktin që ajo thekson, se një vit pas krijimt të saj, PPD hyri në zgjedhje dhe fitoi për herë të parë 23 deputetë në parlamentin e Maqedonisë. Dhe, duke lexuar më tej, mësojmë faktin tjetër, se PPD lindi dhe fitoi në kushtet e një agresiviteti të egër shovinist të forcave politike shtetërore dhe strukturave të ndryshme shoqërore në Maqedoni; lindi dhe fitoi kur pushtetarët dhe politikanët shovenë maqedonë i quanin shqiptarët “myslimanë të rënë gabimisht nga qielli në Maqedoni”; kur bëhej thirrje që “Maqedonia të pastrohej nga shqiptarët”; kur ishte aktuale mos lejimi i shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe etj.

Dhe, nën atë terror shtetëror të jashtëzakonshëm, PPD e udhëhequr me guxim prej z.Nevzat Hahili arriti jo vetëm që i faktorizoi shqiptarët nën pushtimin maqedonas, por haptazi pat kërkuar edhe një referendum për ndarjen e Maqedonisë dhe bashkimin e pjesës shqiptare me trungun amë: Kosovën dhe Shqipërinë.

Si rrjedhojë, artikullshkruesja më nxiti të verifikoja datat e krijimit të partive politike në Shqipëri e Kosovë në kushtet e hapësirës së pluralizmit politik, si dhe ngjashmëritë në programet e tyre. Dhe na rezulton, se Lëvizia Demokratike e Kosovës ishte themeluar 3,5 muaj më herët se PPD, ndërsa në Shqipëri Partia e Demokratike është krijuar 8 muaj pas PPD.

Por, po të shohim kushtet  politiko-shoqërore të themelimit të LDK në Prishtinë dhe PD në Tiranë, në krahasim me PPD, ato të dyja e kanë pasur  rrugën bulevard, pa asnjë pengesë dhe, njëkohësishtë,  anëtarësitë e dy të parave ishin të konvertuarit nga komunistë në demokratë nën përkrahjen e pushtetit shtetëror, ndërsa PPD ishte kryesishtë me  anëtarësi nga shtresat më revolucionare të popullit shqiptar në Maqedoni e në kushtet e terrorit shtetëror.

Po ashtu, nëse krahasojmë edhe programet politike të tyre, janë si nata me ditën. Në programin e LDK thuhej: “Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit.”

 Ndërsa në programin e PD në Shqipëri thuhej: “Partia Demokratike e Shqipërisë lufton për për të drejtat e njeriut, pluralizmin politik, lirinë e fesë, lirinë e fjalës, dhe për një Shqipëri më të mirë e të zhvilluar dhe me orientim perëndimor europian.”

Ndryshe nga LDK dhe PD e Tiranës, në programin e PPD thuhej: “Kërkojmë status të barabartë të shqiptarëve në Maqedoni me nacionalitetet e tjera.”  Dhe këtë status ua kërkonte me këmbëngulje mohuesve  të të drejtave të shqiptarëve edhe pse janë shtetformues.

Bazuar në këto krahasime PPD-ja rezulton themeli i pluralizmit të të gjitha viseve shqiptare, e cila duhet të merret si model, pasi kërkonte shtetin ligjor demokratik në kushtet e një shteti nacional-shovinist, kurse PD dhe LDK  kërkonin thjesht pushtet dhe asgjë tjetër, sikundër ka treguar kjo periudhë 30 vjeçare. Nevzat Halili, me guximin e tij politik arriti që si kurrë më herët të frymëzojë e të kthejë  në vendlindje pothuaj të gjithë shqiptarët emigrant të Maqedonisë, për të mbështetur partinë e parë shqiptare në zgjedhjet e vitit 1991, si dhe kërkoi publikisht autonomi të shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë nismë, Nevzat Halili, zhvilloi edhe një referendum, por nuk u jetësua, prandaj dhe në vitin 1994 u largua nga kreu i parties. Që do të thotë se asnjë kryetar partie shqiptare ende nuk e ka arritur këtë nivel prej demokrati të vërtetë.

Duke i bërë evidente kushtet në të cilat u themelua PPD e udhëhequr nga Nevzat Halili, programin e saj politik, faktin që qysh në zgjedhjet para ajo fitoi 23 vende në parlamentin e Maqedonisë, kthimin e madh të mërgimtarëve në vendlindje për të mbështetur partinë e parë shqiptare në zgjedhjet e vitit 1991, nismën për autonomi të shqiptarëve në Maqedoni, atij i duhet kënduar kënga ngjashëm sikundër bëri Naim Frashëri për Shkollën e Parë Shqipe pasi, në kushte të ngjashme si shkollë, u ngrit dhe fitoi edhe PPD e kryesuar nga Nevzat Halili, duke i thënë:

Lumja ti, moj PPD , o lule,

që le pas shoqet e tua,

si trimi në ballë u sule

ta paçim për jetë hua!

Kushdo që është sot burrë,

Dhe shqiptar i vërtetë,

Emërin e Nevzatit s’e fshin kurrë,

Dhe nderi i rron për jetë.

* *  *

  Në vijim të shkrimit të saj , zvj. Toska thotë edhe një tjetër të vërtetë: “Pikërisht në kohën kur shqiptarët kishin nevojë për unitet më të madh për ta luftuar nacionalizmin antishqiptar, nga Shqipëria, përmes Televizionit Shtetëror Shqiptar, në adresë të PPD-së dhe liderit të saj, u hodhën dyshime e akuza, të cilat jo vetëm që lënduan dhe futën përçarjen dhe ndasitë në lëvizjen e parë shqiptare..  u defokusuan dhe filluan të merren më shumë me veten, me pozicionimin dhe dominimin, brenda për brenda korpusit shqiptarë.”

Por unë do të thoshja se znj. Toska na thotë veç gjysmën e së vërtetës. Ajo nuk i thotë lexuesit se Sali Berisha e bëri atë diversion në bashkëveprim me Arbër Xhaferrin dhe grupin e tij, të cilët donin të eleminonin PPD thjeshjt për pushtet dhe jo për të drejta të shqiptarëve. Zonja Toska nuk  e analizon se ku ishin Arbër Xhaferri dhe klani i tij kur Sali Berisha dërgoi Ali Spahinë dhe bashkë me Arbër Xhaferrin përçanë PPD dhe krijuan Partinë Demokratike Shqiptare.  Ky akt ishte veprimi më antikombëtar për shqiptarët në Maqedoni, pasi  pluralkizmi politik në kushtet e një robërie është përçarje dhe jo faktor uniteti. Të njëjtën gjë që bëri edhe LDK në Kosovë, e cila lindi si reaksion ndaj Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila kërkonte, si dhe PPD-ja, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kjo zonjë na thotë gjysmën e së vërtetës edhe për faktin tjetër, se është PDSH e Arbër Xhaferrit dhe e Mendu Thaçi që, kur shqiptarët në Maqedoni e panë se të drejtat e tyre për status të barabarrtë me maqedonët  as që përmendeshin fare, krijuan UCK-në dhe filluan t’i kërkonin të drejtat e tyre me armë, ndërkohë që PDSH e Arbërit dhe e Menduit jo vetëm që i quajti “njerëz të frustuar”, ngjashëm i Ilir Meta (atëherë kryeministër) që i quajti “enveristë” dhe Fatos Nano e Sali Berisha “Folkloristë”, por edhe nuk dolën nga qeveria, por  mbështesnin veprimet qeveritare kundër shqiptarëve. Dhe ajo që ka ngelur enigmë është fakti: Si ndodhi që udhëheqja politike e Ushtrisë Clirtimtare Shqiptare në Maqedoni ngarkoi si përfaqësues të saj në bisedimet e Ohrit Arbër Xhaferrin , atë që i quajti “njerëz të frustuar” dhe I luftoi bashkë me ushtrinë dhe policinë maqedone!

Por antishqiptarizmi ka shumë forma dhe nuk mbaron kurrë ndaj PPD. Pas 27 viteve, në 27.8.2017, PPD shkrihet dhe ndahet në dy parti të tjera! dhe sot, në 30 vjetorin e saj asnjë  forcë politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri nuk shprehën asnjë fjalë mirënjohjeje për atë forcë politiuke pioneria e vërtetë e pluralizmit politik shqiptar, po ashtu edhe për udhëheqësin e saj , Nevzat Halilin. Ja, këta jemi ne shqiptarët, ku armik më të madh kemi vëllanë që përparon  më shpejt se ne. Këtë e shohim jo vetëm te fyerjet që i janë bërë dhe i bëhen Nevzat Halilit me nënvleftësimin e përhershëm, por e shohim këto ditë edhe në Kosovë, ku të gjitha partitë politike të atjeshme e urrejnë dhe po bëjnë të pamundurën që VV të mos e marri pushtetin, vetëm e vetëm se ajo kërkon të ndërtoi një shtet të vërtet demokratik e ligjor në Kosovë.

Ja, këta jemi ne, ku herronjtë i kthejmë në baltë dhe baltën e bëjmë hero.

Të mos na vijë aspak keq nga këto fjalë.

Tiranë, 06 janar 2020

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …