Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga qytetarët t'i shmangin udhëtimet në Irak e Iran për shkak të sigurisë

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga qytetarët t’i shmangin udhëtimet në Irak e Iran për shkak të sigurisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që qytetarët që duhet të udhëtojnë për në Irak, Iran e Jemen të kenë kujdes të shtuar. Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për t’u kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, MPJ vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik. Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …