Takimi i dytë i zhvilluar brenda dy ditëve të fundit në mes të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar pa rezultat. Një takim tjetër është caktuar për ditën e enjte. Zëdhënësi i LDK- së, Besian Mustafa, ka thënë se nga ky takim nuk ka asgjë të re. Por, kryetari, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Burime jo zyrtare brenda LDK-së thonë se delegacioni i kësaj partie që ishte në takim me Kurtin, ka kërkuar edhe një ministri më shumë pasi Vetëvendosja njëanshëm dhe pa asnjë konsultim ka marrë postin e kryekuvendarit, si dhe ka kërkuar garanci që në marrëveshjen përfundimtare posti i kryetarit të vendit t’i takojë LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …