Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK, Arben Gashi ka folur pak orë para takimit të orës 15:30 në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Gashi, ndër të paktët që ka thyer heshtjen rreth 40 orëshe të LDK-së në raport me media, duke thënë se sot ose më së largu nesër do kemi finalizim të rezultatit të negociatave, qofshin ato pozitive qofshin negative. “Po vijmë drejt finalizimit. Besoj se sot ose nesër rrjedha e ngjarjeve do të çoi deri tek konkluzioni, qoftë ai pozitiv apo negativ. Qoftë Po, qoftë Jo. pra limitet janë tek faza finale dhe kjo qëndron”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …