Zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Sadik Halitjaha, ka reaguar përmes një shkrimi për ngërçin politik të krijuar në vend, duke saktësuar se mënyra se si drejtohen institucionet politike në vendin tonë është absurde pasi që i gjithë fokusi është në krijimin e kapitalit dhe vënien e tij në funksion të fitimit të zgjedhjeve politike. “Ngërçet politike! Qeveriset krejtësisht më interes për të fituar përsëri votat! Fitohen votat për të ardhur në Qeveri për t’i gëzuar privilegjet dhe për t’u pasuruar dhe me fitimet e arritura me shpërnda para që me mund prapë me ardhur në pushtet! Pushteti vetëm për pushtet ky ashtë rrethi vicioz i marrëzisë. Absurdi ma i madh i këtij populli është se janë bërë të urtë, i politizuar dhe përherë tifoz politik! Edhe se politika është art i së mundshmes ajo nuk duhet të ketë vetëm mashtrimin për të arritur qëllimin, se paku të ketë moral politik. Si duket dashakeqit e Kosovës kanë investuar shumë ta shkatërrojnë dinjitetin njerëzor e kombëtar”, ka shkruar mes tjerash luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …