Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, emëroi sot Shemsedin Sojevën drejtor të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt. Z. Sojeva u përzgjodh në mesin e tre kandidatëve të propozuar nga partneri i koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shemsedin Sojeva është i lindur më 1973 në Sojevë. Me profesion është jurist, ndërsa gjendet afër diplomimit për master në shkenca juridike. Ka punuar 10 vjet si menaxher i AAFES në kampin Bondsteel, 2.5 vjet në logjistikë në kompaninë “Vectrus” dhe 2.5 vjet në kompaninë “G4S”, të dyja këto kompani amerikane në Bondsteel.
Flet anglisht dhe gjermanisht.
Shemsedin Sojeva u emërua në këtë pozitë, pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm Enver Haliti, me kërkesë të AAK-së së Ferizajt.