Mustafa - Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Marrëveshja bashkë-qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është stërzgjatur

Marrëveshja për koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është stërzgjatur. Pavarësisht  deklaratave të kryetarëve të të dyja partive se qeveria do të formohet shpejt pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-së e LDK-së nuk i mjaftuan as 3 muaj kohë. Kryetarja e Alternativës, deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka theksuar se procesin e negociatave mes Vetëvendosjes e LDK-së e kanë përcjellë kërkesa të shumta. Meqë tashmë është zgjedhur kryetari i Kuvendit Kusari thekson se rishqyrtimi i  kësaj pozite në bisedimet për bërjen e qeverisë do të ishte tendencë e LDK-së që të krijojnë arsye për të mos e bërë qeverinë me Vetëvendosjen. Ajo thotë se Albin Kurti ia ka ofruar këtë post LDK-së deri më datën 24 dhjetor, kur edhe u mbajt seanca konstituive dhe tashmë Kusari konsideron se kjo pozitë duhet të jetë çështje e mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …