Donald Trump

Jeffrey D. Sachs: Trump i jep vetes të vrasë një lider në një vendi të huaj dhe për të kryer krime lufte nëse ai hakmerret

Kryetari Amerikan Donall Trump po pretendon të drejtën për të vrarë një lider në një vendi të huaj dhe për të kryer krime lufte nëse ai vend hakmerret. Megjithatë, ky kriminalitet është duartrokitur gjerësisht në SHBA. Ai pasqyron një lloj çrregullimi stresi post-traumatik të sistemit politik të SHBA-së, të paktën në të djathtë. Është njësoj me fillimin e pamatur të luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Fakti që Trump është i çrregulluar psikologjikisht, e shton zemërimin. Kujtojmë që ai u mburr duke thënë se mund të qëllonte dikë në Fifth Evënju “dhe të mos humbiste asnjë votë”. Me urdhrin e tij për të vrarë Suleimanin, ai duket qartë se është i vendosur ta vërë në provë atë propozim.

Ajo që shumica e publikut amerikan dhe pjesa më e madhe e elitës politike amerikane nuk arrijnë të kuptojnë është se Amerika ka kryer shumë më tepër krime kundër Iranit sesa anasjelltas. SHBA-ja ka krijuar me dashje një armik thjesht për shkak të veprimeve të veta të gabuara.

Pikat kyçe datojnë që nga fillimi i viteve 1950. Fillimisht, Amerika  dhe Mbretëria e Bashkuar rrëzuan qeverinë e Iranit në vitin 1953, pasi kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mhammad Mussadeh, lëvizi për të rimarrë kontrollin e naftës së Iranit, i cili ishte marrë nga Perandoria britanike. Amerika  më pas e zëvendësoi demokracinë që kishte rrëzuar me regjimin autoritar të Muhammad Reza Shah Pahlavit, i cili u mbështet nga SAVAK-u, agjencia e tij brutale e inteligjencës dhe policia sekrete gjatë një çerek shekulli, nga viti 1953 deri në 1978. Studentët iranianë zaptuan Ambasadën amerikane në Teheran pasi Shahu i rrëzuar u pranua në Amerikë për trajtim mjekësor.

Një vit më pas, ajo  armatosi dhe inkurajoi Irakun e Saddam Huseinit që të pushtonte Iranin, duke shkaktuar një luftë gati dhjetëvjeçare që la të vrarë rreth 500 mijë iranianë. Që nga viti 2014, rreth 75 mijë iranianë vazhdonin të trajtoheshin për lëndime nga sulmet kimike të përdorura nga  Saddami.

Amerika gjithashtu goditi shënjestra civile. Në vitin 1988, ushtria amerikane rrëzoi “Iran Air 655” – lehtësisht të identifikueshëm si një Airbus A300 nëse SHBA-ja do të kishte marrë masa paraprake të përshtatshme – duke vrarë të 290 personat që ndodheshin në bord. Dhe, në vitin 1995, publiku iranian u bë subjekt i sanksioneve të ashpra ekonomike të Amerikës  që nuk janë hequr kurrë, vetëm janë ashpërsuar me kalimin e kohës.

Kjo vazhdoi edhe pas 11 shtatorit. Irani mbështeti pushtimin e Afganistanit të udhëhequr nga Amerika për të zhdukur talebanët dhe gjithashtu mbështeti presidentin e ri të mbështetur nga Hamid Karzai. Megjithatë, në janar të vitit 2002, presidenti amerikan George W. Bush e quajti Iranin pjesë të një “Boshti Ligësie”, së bashku me Irakun e Sadamit dhe Korenë e Veriut.

Po kështu, në vend që të nxiste të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin (me rreth 80 raketa bërthamore), që t’i përmbaheshin Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe të mbështesin përpjekjet për krijimin e një rajoni pa armë bërthamore, Amerika ushtroi presion ekskluzivisht ndaj Iranit.

Pastaj, në vitin 2015, Amerika nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, negociuan një marrëveshje me Iranin sipas të cilës Irani ra dakord t’i jepte fund përpunimit të armëve bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështeti njëzëri marrëveshjen bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit. Megjithatë, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Majk Pompeo, ishte një akt pajtimi. Trump e mohoi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në vitin 2018, i vetmi nënshkrues që e bëri këtë, dhe më pas shtrëngoi ndjeshëm sanksionet e Amerikës.

Qëllimi i sanksioneve më të rrepta nuk ka si qëllim ndryshimin e sjelljes së Iranit, por shkatërrimin e ekonomisë iraniane në një përpjekje për të destabilizuar regjimin. Irani tani është në një depresion të shkaktuar nga Amerika, me GDP-në nën 14 për qind midis vitit 2017 dhe 2019 dhe inflacioni në vitin 2019 arriti në 36% (të dyja sipas vlerësimeve të fundit të FMN-së), dhe me mungesë të madhe të ilaçeve dhe mallrave të tjerë jetik. Ndërkohë, pavarësisht kundërshtimit të JCPOA-së Amerika  ka vazhduar të këmbëngulë që Irani t’i përmbahet kushteve të saj.

Ajo , në dukje e pavetëdijshme për këtë histori, dhe e udhëhequr nga një president emocionalisht i çekuilibruar, i cili beson se mund të kryejë vrasje në mes të ditës dhe t’ia hedhë paq me këtë, po vazhdon akoma traumë psikologjike 40-vjeçare.

Në këtë moment, bota duhet të kujtojë fjalët e mençura dhe të qëndrueshme të një presidenti amerikan shumë ndryshe. Në qershor 1963, vetëm disa muaj para se të binte viktimë e një atentatori, Xhon  Kennedy iu drejtua parlamentit irlandez:

“Pavarësisht brigjeve dhe barrierave që na ndajnë tani, nuk duhet të harrojmë se nuk ka armiq të përhershëm. Armiqësia sot është një fakt, por nuk është një ligj qeverisës. Realiteti i kohëve tona është pandashmëria si fëmijë të Zotit dhe ndjeshmëria jonë e përbashkët në këtë planet.”

Nuk ka asnjë arsye pse Irani dhe Amerika nuk mund të jenë në paqe. Duke u bazuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe interesat e tyre të shumta të përbashkëta, një marrëdhënie e re është akoma e mundur. Por me hakmarrjen e Iranit tashmë në zhvillim e sipër, është urgjente që tani Bashkimi Europian të mos ndjekë administratën e pamatur të presidentit Trump në një spirale përshkallëzimi që mund të përfundojë në luftë. (BIRN)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …