William Walker ish ambasadori i OSBE së, do të vijë në Kosovë për përvjetorin e 21 të masakrës së Reçakut

William Walker ish ambasadori i OSBE së, do të vijë në Kosovë për përvjetorin e 21 të masakrës së Reçakut me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj. Miku amerikan i Kosovës i cili dëshmoi para botës për krimet që u bënë në vendin tonë nga forcat serbe, do të jetë këtu për të shënuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori William Walker ai që i dëshmoj para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe. Kohë më parë Aleksander Vuçiq mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker. Me ftesën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, Walker si çdo vit vjen në Kosovë te kujtoj viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiqit krimet e tyre”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …