leoni

Disa fakultete në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” rrezikojnë të mbyllen në mungesë të stafit akademik

Disa fakultete në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” rrezikojnë të mbyllen në mungesë të stafit akademik

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke u përballur me mungesë të stafit akademik në disa fakultete, ku në rast të mosplotësimit me kuadro rrezikohet edhe mbyllja e tyre. Por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarë të Rektoratit të UP-së, të cilët pohuan se janë duke hapur konkurse për rekrutim të stafit në fakultetet ku ka mungesë të tyre. Ndër problemet e shumta me të cilat po vazhdon të përballet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është edhe mungesa e kuadrove profesionale në disa programe të studimit. Ndër fakultetet me mungesë të theksuar të stafit akademik në UP janë: Fakulkteti i Inxhenierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë. E për njohësit e çështjeve të arsimit në vend mungesa e kuadrove profesionale në UP nuk është risi. Në këtë gjendje ky universitet, sipas tyre, është duke u ballafaquar tash dy dekada.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …