Nënkryetari i komunës së Klinës, z. Enver Berisha ka zhvilluar takimi me përfaqësues të Qendrës Kosovare për Hulumtime Urbane, PRO-Planning. Qëllimi i këtij takimi ka qenë projekti që do të zhvillohet në komunën e Klinës, “Zhvillimi i platformës për brendimin e komunës”, procesi i ndërtimit të identitetit të komunës në mënyra gjithëpërfshirëse duke përfshirë në proces të gjitha grupet etnike shoqërore.
Menaxherja e këtij projekti, znj. Rudina Qerimi, ka thënë se projekti synon të krijoj një markë autentike që do të pasqyroj shumëllojshmërinë e vlerave kulturore të banorëve lokal.
Projekti është financuar nga USAID përmes CDF-së dhe do të zbatohet nga Qendra Kosovare për Hulumtime Urbane, PRO-Planning.