Përmirësimet ligjore në të dyja ligjet komponent të Paketës Antishpifje janë certifikuar tërësisht nga partneri ynë i rëndësishëm OSBE”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një prononcim për gazetarët, Balla deklaroi se dekretet e Presidentit Meta për dy ligjet që përbëjnë Paketën Antishpifje do të rrëzohen në Kuvend. “E thamë qysh në seancën plenare kur ky hap i rëndësishëm që Shqipëria hodhi për të luftuar dezinformimin si një kërcënim për cilësinë e demokracisë jo vetëm në Shqipëri po kudo në botën demokratike se Presidenti Ilir Meta, pas urdhrit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet komponent të kësaj pakete të parë me betejën me shpifjen”, tha Balla në një prononcim për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …