Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është shprehur shumë e interesuar të ketë koalicion me LDK-në, por se nuk ka ndonjë garancë që kjo do të ndodhë. Do te punojmë shumë në këtë drejtim por garanca është vetëm përkushtimi ynë për jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”. Sikur kemi thënë edhe publikisht, ne i kemi bërë propozim LDK-së, presim mbledhjen e Këshillit Drejtues për propozimin tonë. E pyetur se a do të ketë gjatë kësaj jave takim të albin Kurtit dhe Isa Mustafës, Albulena Haxhiu nuk ka dhënë përgjigje. Ndërkohë anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti bëri të ditur se takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. “Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka saktësuar Hoti, duke lënë të nënkuptohet se Vetëvendosja paraprakisht duhet të pranojë ofertën e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …