Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës. Ai përmes një reagimi, ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë mos-njohjet e Kosovës. “Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritar si i Vucicit dhe një pioni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
