Mësimdhënësit e TIK-ut në komunën e Deçanit pajisen më certifikata

Nga trajnimi për mësimdhënësit e TIK-ut për orientim në karrierë të nxënësve dhe aftësim në përdorimin e platformës Busulla.COM, u bë shpërndarja e certifikatave 19 mësimdhënësve të shkollave të komunës së Deçanit. Drejtori i DKA-së në Deçan Bekim Vishaj i uroj mësimdhënësit që shfrytëzimi i kësaj platforme të bëhet maksimalisht, kur dihet se edhe Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj është përkrahës i memorandumit të këtij projekti.

Në vazhdim, gjatë muajit shkurt, këtë trajnim do ta ndjekin edhe koordinatorët dhe drejtorët e shkollave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …