(Grave shqiptare të përdhunuara nga forcat pushtuese serbe)
Në sythin e mendimit më përhitesh
Lulëkuqe në dhimbje e plandosur
Lotët si vrer gëlltit çdo ditë
Para syve tanë e syrgjynosur
Në errësirë vetmie mallkon fatin
Vitet zinxhirohen në të pafundmin tunel
Shkaras jo nuk i kalohet vuajtjes sate
Ndryshe pafajësia jote do na ndëshkojë
(Nga përmbledhja poetike ”Mos ma vrisni lotin”, shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2017).