leoni

Ahmet Qeriqi: Masakra e Reçakut, kujtimi, liria, pavarësia…

21 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin filluar sulmin e përgatitur kohë më parë kundër banorëve të Reçakut dhe Togës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhej në pozicion përballë forcave serbe.  Rreth orës 6.30 minuta forcat policore dhe ushtarake  serbe, të pajisura me  artileri të rëndë kishin filluar të hidhnin granata Reçakun prej vendeve ku ishin pozicionuar shumë kohë më parë:  “Te Pishat”, “Gështenjat” mbi Shtime, “Rrasa e Çallakut” dhe te  “Kodra” përmbi Reçak. Fillimisht, sulmi i furishëm ishte ndërmarrë në drejtim të  Pikës së  UÇK-së, ku ndodheshin ushtarët e Togës së Reçakut. Gjatë luftimeve bien shumica e luftëtarëve.

Pasi kishin hedhur granata në çdo lagje dhe pothuajse në çdo shtëpi, forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin  filluar bastisjet nëpër të gjitha  shtëpitë. Në ato çaste një pjesë e madhe e fshatarëve kishin filluar të tërhiqeshin në drejtim të maleve, meqë gjatë granatimit nuk kishin lëvizur nga vendi. Kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe serbë të Shtimes e fshatrave përreth, kishin arrestuar të gjithë banorët që nuk kishin arritur të largoheshin me kohë dhe i kishin grumbulluar në disa shtëpi të fshatit.

Në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa,  Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.

Më 19 janar, në mbrojtje të kufomave të të masakruarve në Reçak, ka rënë dëshmor edhe Komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku.  Prej 15 janarit deri më 20 janar në Reçak janë plagosur ushtarët e UÇK-së: Afet Bilalli, Ramadan Hysenaj, Njazi Mujota, Shaban Ndrecaj, Zaim Jakupi, Afrim Syla, Luan Salihu, Adem Musliu, Xhevat Çarri, Zymer Lubovci dhe Xhevdet Sejdiu.

Masakrimi i popullatës civile nga kriminelët serbë

Më 15 Janar 1999, forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin fiollura edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre.  Atë ditë në Reçak barbaroidët serbë  vranë dhe masakruan barbarisht këta 45 shqiptarë të paarmatosur: Lutë Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri.

 

Viliam Voker lajmëron botën se në Reçak ishte kryer një masakër barbare, një krim kundër njerëzimit

Shefi i misionit Verifikues ndërkombëtar, z. William Wallker, pasi kishte parë të masakruarit në Reçak kishte deklaruar publikisht për mediet e botës: “Në Reçak është kryer një masakër. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve, kanë vrarë këta njerëz, që mua më duken bujq, punëtorë, fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu. T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them, kishte thënë z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit… kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

Këta janë kapitujt e parë të Sagës së Reçakut të sagës së vuajtjeve njerëzore, të shkatërrimit barbar të jetës së tyre nga  ushtarët e policët kriminelë serbë, të cilët kishin marrë urdhër nga kreu i Shtetit në Beograd, që Reçakun ta ndëshkonin dhe shqiptarëve t iu jepnin një mësim, për gjunjëzim pa kusht. Mirëpo nuk ndodhi ashtu sikur kishte prognozuar makineria barbare e kriminale serbe.  Masakra në Reçak ia çori edhe një pjesë maskës edhe ashtu të çjerrë të Milosheviqit dhe regjimit të tij i cili ende kishte përkrahjen e shumicës së shteteve të Evropës e botës, përveç Amerikës dhe Anglisë.

 

Reçaku, kujtimi, liria, pavarësia…

Banorët liridashës të Reçakut, ishin përballur me lubinë serbe edhe më parë. Ata e dinin mirë se pjella e tmerrit sodomist njerëzor kishte kryer masakra të tilla edhe në shumë vende të Kosovës. Të mobilizuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reçakasit, 21-vjet më parë “bënë gajret”, varrosen dëshmorët e martirët dhe as u dorëzuan, as u gjunjëzuan, as i humbën shpresat, as u kthyen prapa në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ata, me kohë e kishin kuptuar se vendi do liri dhe liria nuk vjen pa gjak. Andaj, morën forcë dhe jo vetëm që nuk ndaluan por rinia trime e heroike e këtij fshati u mobilizua dhe mori pjesë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

 15 Janari i vitit 1999, doemos se na sjellë në kujtesë dhembjen e heroizmin për Reçakun, reçakasit, për Prekazin, Mejen, Therandën, Likoshanin e Çirezin, Pustenikun e Abrinë, Çikatovën e Izbicën, Krushën…, na sjellë në kujtesë katrahurën e mbijetuar njerëzore përzier me terrin e tymit të temjanit sllav, serb e rus, që sado në fije të holla ende mundohet të shpërndahet në nën qiellin tonë. Zërat që vinë nga  “shpirtrat e  vdekur e të fantaksur ” të nëntokës mitologjike sllave, ende thërrasin e brohorasin për t’ u rikthyer në vendet e krimeve, ende të parët e fesë së tyre çirren e përmirren nga gojët, duke derdhur mllef, urrejtje, sodomi, barbari, të llojit e të sojit të tyre gjenetik, gjithnjë antihuman, gjithnjë të orientuar kundër jetës, lirisë dhe barazisë së njerëzve, vetëm për shkak se këta nuk janë si ata, nuk duan të jenë si ata, sepse në gjenet e tyre dashurohet jeta, njerëzia mirësia, toleranca dhe e hyjnorja.

Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për  më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, pa çka se kriminelët nuk janë dënuar, nuk e kanë marrë dënimin dhe nuk janë penduar për krimet, nuk kanë kërkuar falje dhe nuk do të kërkojnë kurrë, sepse ëndrra dhe aspirata e tyre për gjak, për krim, për dhunë, është pjesë e ADN-së së tyre të gjakosur, që ka masakruar jo vetëm në Kosovë po kudo, në Ballkan, në Kroaci, në Bosnje në Hercegovinë… Ëndrra e tyre është bota e tyre e pështirosur, është Sodoma e Serbia të dyja bashkë, të lidhura përjetësisht në barbari, dhunë e mizori.

II

Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit, kriminelët nuk janë ndëshkuar as 21 vjet pas krimit

Kanë kaluar 21 vjet qyshkur në orën 6.00 të mëngjesit të 15 janarit të vitit 1999, forcat të shumta policore serbe, të mbështetura në prapavijë edhe nga forcat ushtarake dhe forca rezervë, ( të cilat në shtypin pacifist quheshin forca paramilitare) kishin filluar të vënë në zbatim planin e përgatitur në Beograd për ta sulmuar Reçakun dhe për t i dhënë një goditje vendimtare luftës së UÇK-së në këtë pjesë të Kosovës. Atë ditë forcat serbe fillimisht kishin filluar goditjen e shtëpive të fshatit Reçak me artileri të rëndë prej pozicioneve të tyre te „Pishat“, “Te Gështenjat“, “Te Rrasa e Çallakut“ dhe nga vendi i cili quhet, “Te Çesta“, në Kodrën mes Shtimes e Belincit, përmbi Reçak. Pasi ishte ndërprerë granatimi forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin filluar bastisjet shtëpi më shtëpi. Në momente kur mizëria e armatosur e bandave policore serbe kishte filluar depërtimin, fshatarët kishin bërë përpjekje të largoheshin nga fshati, në drejtim të pyjeve por kishin hasur në një rrethim të fortë nga të gjitha anët.

Forcat policore serbe, të cilat ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë, afër xhamisë, Banush Azem Kamberin, ndërkohë që familja e tij pak kohë më parë kishte braktisur shtëpinë. Pasi e maltretojnë mizorisht, serbët e kishin ekzekutuar Banushin me rafale automatiku në oborrin e fqinjit, Rashit Rashiti. Pas ekzekutimit kriminelët serbë, atij ia kishin këputur edhe kokën, e cila nuk është gjetur dot në vendin e krimit. Formacionet kriminale, në të cilat janë radhitur edhe serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar çdo gjë.

Dëshmitarët e gjallë të kësaj masakre rrëfejnë se “Drama me e tmerrshme në këtë ditë, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë, në pamundësi për të ikur gjatë hedhjes së një pas njëshme të granatave. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutfiut kishin goditur me armë të kalibrave të ndryshme dhe kishin vrarë plakun, Nazmi Nuha. Pastaj kishin sulmuar shtëpinë e Sadik Osmanit dhe futen në oborr. Dëshmitarët: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, kanë deklaruar se “rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djem të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry në bodrum”.

Në oborrin e Sadik Osmani në atë çaste dramatike ndodheshin: Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanefi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani. Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrumin e mbyllur qanin e bërtisnin gratë dhe fëmijët e mbyllur

Më pas kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe të gjithë pjesëtarët e Stacionit të Policisë së Shtimes, sipas skenarit të përgatitur më herët depërtojnë te shtëpia e Sadik Osmanit. Dëshmitarët që i kanë shpëtuar masakrës rrëfejnë se kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje në mes të drejtuesve të këtij operacioni fashist. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, grupin prej 24 burrave të kapur rob i nisin në drejtim të malit, te vendi i quajtur: ”Gropa e Bebushit”. Në rrugicën e “Gropës së Bebushit” në një moment njësitë kriminale serbe me rafale automatiku ekzekutojnë 24 burra. Kanë shpëtuar: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.

Gjatë luftimeve me forcat serbe kanë rënë në altarin e lirisë luftëtarët e UÇK-së:

Ali Beqa ………………1973 – 1999

Ismail Luma ……… .1975 – 1999

Mehmet Mustafa … 1938 – 1999

Sadik Mujota ……… 1939 – 1999

Shaqir Berisha ……..1969 – 1999

Kadri Syla …………….1967 – 1999

Nazim Kokollari ……1974 – 1999

Skënder Qarri ………1975 – 1999

Enver Rashiti …….….1974 – 1999

Lutfi Bilalli …………..1957 – 1999

Sadik Osmani ……….1957 – 1999

Nexhat Ramadani ….1978 – 1999

Ragip Bajrami ……… 1978 – 1999

Në luftimet gjatë përpjekjeve që bënin forcat serbe për t i marrë kufomat e të masakruarve, më 19 janar 1999 kanë rënë dëshmorë, komandanti i Brigadës 162, të Zonës Operative të Neredimes Ahmet Kaçiku (1964 – 1999). Ndërkohë ka rënë në luftime luftëtari i lirisë, Vezir Jashari (1975 – 1999)

Më 15 Janar 1999, forcat policore kanë vrarë dhe kanë masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një grua. Këta janë:

  1. Lutë Asllani
  2. Banush Azemi
  3. Ragip Bajrami
  4. Halim Beqiri
  5. Rizah Beqiri
  6. Zenel Beqiri
  7. Lutfi Bilalli
  8. Ajet Emini
  9. Bujar Hajrizi

     10.Myfail Hajrizi

  1. Skënder Halili
  2. Haqif Hysenaj
  3. Hajriz Ibrahimi
  4. Hakip Imeri
  5. Murtez Imeri
  6. Nazmi Imeri
  7. Mehë Ismajli
  8. Muhamet Ismaji
  9. Ahmet Jakupi
  10. Eshref Jakupi
  11. Hajriz Jakupi
  12. Mehmet Jakupi
  13. Xhelal Jakupi
  14. Jashar Jashari
  15. Raif Jashari
  16. Shukri Jashari
  17. Fatmir Limani
  18. Nexhat Limani
  19. Salif Limani
  20. Bajram Mehmeti
  21. Hanumshah Mehmeti
  22. Arif Metushi
  23. Haki Metushi
  24. Ahmet Mustafa
  25. Asllan Mustafa
  26. Muhamet Mustafa
  27. Sadik Osmani
  28. Jashar Salihu
  29. Shukri Salihu
  30. Bajrush Shabani
  31. Ahmet Smajlaj
  32. Sheremet Syla
  33. Shyqëri Syla
  34. Bajram Xheladini
  35. Njazi Zymeri.

Kriminelët serbë që kanë marrë pjesë në torturimin, pushkatimin dhe masakrimin e banorëve të Reçakut më 15 janar 1999 janë

  1. Bozhidar Marinkoviq
  2. Çedomoir Aksiq
  3. Zhivorad Stojçetoviq
  4. Bogdan Nojiq
  5. Jovica Stojkoviq
  6. Momir Ristiq
  7. Zvonko Ristiq
  8. Ljubomir Nojiq
  9. Nenad Marinkoviq
  10. Pavle Marinkoviq
  11. Zoran Nedelkoviq
  12. Sllavisha Marinkoviq
  13. Vojisllav Janiçijeviq
  14. Milivoje Çanoviq
  15. Jovica Jovanoviq
  16. Stojan Aksiq
  17. Milorad Kostiq
  18. Dragisha Kostiq
  19. Dragan Tasiq

Asnjë prej këtyre dhe kriminelëve të tjerë nuk është përgjigjur për këto vepra barbare që kanë kryer kundër shqiptarëve të paarmatosur, ndërkohë që Qeveria e Kosovës, për hir të marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka amnistuar të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime jo vetëm në Reçak po kudo në Kosovë.

Sot në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, dy krerët më të lartë të Serbisë millosheviqiane Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq kanë bërë me dije se kurrë nuk do t’ iu kërkoj falje shqiptarëve për vrasjen dhe masakrat sepse sipas tyre masakra e Reçakut ka qenë improvizim i UÇK-së dhe i ish ambasadorit Viliam Voker.

Kriminelët serbë kanë kryer krime kundër njerëzimit në Reçak, Meje, Abri, Lybeniq, Krushë, në Therandë dhe në qindra vendbanime të tjera të Kosovës. Ata nuk janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer. Një pjesë e tyre janë amnistuar, një pjesë tjetër shëtit lirshëm nëpër qytetet e Kosovës, por edhe nëpër qendrat e ndryshme të Evropës, meqë BE-ja i ka hequr Serbisë vizat, por nuk ia ka hequr shqiptarëve të Kosovës.

EULEX-i kërkon të shpallë fajtorë dhe të dënojë luftëtarët e lirisë së Kosovës, për shkak se kanë ndaluar kriminelët serbë, apo ndonjë bashkëpunëtor të tyre. Prej vitit 2008 e deri tani EULEX-i ka arrestuar e ka dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe asnjë kriminel serb. Tani, ka filluar të veprojë Gjykata Speciale kundër UÇK-së, mbase edhe për faktin se Serbia mohon kategorikisht krimet në Kosovë, për të cilat fajëson NATO-n dhe UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …