Mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite të tëra, duket se do të jetë mënyra e veprimit të tyre edhe në qeveri. Kështu e ka komentuar Memli Krasniqi shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila parashihet në planet e Vetëvendosjes dhe LDK-së, dy partive që po synojnë ndërtimin e një koalicioni qeverisës. Në një postim në rrjetin social, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka shkruar se zhbërja e MKRS-së jo vetëm që është e pamenduar mirë, por ka edhe qëllim të keq. Ky reagim vjen pas publikimit të ofertës së Vetëvendosjes për LDK-në ku shihet qartë se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është shuar, duke u shpërndarë nëpër ministri të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …