Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar të rënët e masakrës së Reçakut. Ai ka theksuar se falë punës se ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë çlirimtare mori kthesë të re dhe mbështetje ndërkombëtare. Jashari ka thënë kjo masakër është pjesë e kujtesës tonë dhe nuk mund të mohohet nga askush. “Sot, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, kujtojmë e nderojmë 45 të rënët e kësaj masakre, të cilët u bënë gurëthemel i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe faktor vendimtar i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Kjo masakër është pjesë e historisë së lavdishme dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive dhe atë nuk mund ta mohoj askush. Ambasadori William Walker edhe sot, 21 vite pas luftës është duke u angazhuar në vënien e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë dhe për këtë shteti e populli i Kosovës i është përherë mirënjohës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …