Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Deficiti i Albin Kurtit-pragmatizmi

Janë plot 15 vite qëkur z.Kurti ia ka mësyer politikës për ta marrë pushtetin. Tashmë ai është në kuotat më të mira zgjedhore. Politikën dhe pushtetarët e deritashëm ai i ka sfiduar me temat e mëdha. Patriotizmi i tij deklarativ ka qenë mbi të gjitha e për gjithçka kujdestar. Ai nuk është lodhur asnjëherë së besuari se do ia delte, as atëherë kur Lëvizja e tij u nda si përfaqësim. Them si përfaqësim, pasi sikur doli të jetë e vërteta LVV nuk u nda asnjëherë, por iu shkëputën dy bindje edhe pse një trup ndarës. Ish klasa përfaqësuese, e cila mbase ishte lodhur së perfomuari ashtu sikur në fakt nuk ishin, dhe pjesa motorike e shpirtit të LVV-së për të cilën mund të themi se përfaqësohet nga z.Molliqaj.

Z.Kurti tashmë ia ka dalur ta fitonte të drejtën e përfaqësimit përmes pushtetimit, gjë të cilën e ka dëshiruar që kur i ka njohur fillet organizimeve. Nëse dikur atij i është dukur se Republika ia ka nevojën për t’i penguar të këqiat që i ndodhnin asaj dhe popullit të saj, sot e ka në dorë t’i bëjë gjërat e mira duke qenë numri një i vendit. Ai duhet të guxoj ta realizoj ëndrrën e mbjellur në këtë dekadë e gjysmë të angazhimit të tij dhe atyre që e bënë të jetoi dhe të besohet LVV.

Ai ka pasur vërejte në të shkuarën për simbolet e republikës, për kushtetutën e saj, për kauzalen kombëtare të bashkimit. Shpesh herë në parlament ka folur gjatë me terma të besueshëm për ekonominë, për gjendjen e saj dhe për fajtorët, për kurrugët që presin vendin ta çoi LVV-ja. Ai ka folur për mosnjohjen e realitetetve që po krijoheshin, për marrëveshje të dëmshme, për fonte të tjetërsuara. Ka folur për rrezikimin e sitemit politik e për tërësinë territoriale. Për të gjitha këto ai ka kritikuar pushtetin, prej kritikave për neglizhencë e deri për veprime të fajit të rëndë të tradhëtisë. Ky diskurs i tij dhe LVV-së ka bërë që elektorati ta besoj për të ardhmen mandatore në qeverisje.

Tashmë kur kanë kaluar 100 ditët e 72 orëshit që LVV e deklaronte kohë të mjaftueshme paszgjedhore për ta formëzuar marrëveshjen me LDK-në, secilit na lind e drejta të kërkojmë PSE-në e mosmarrëveshjes. Kushdo nga qytetarët e ka të qartë se kohët janë të zhvillimeve të mëdha dhe statura e LVV-së si e papërvojë dhe LDK-së apatike nuk mjafton për të përballuar përgjegjësi të tilla.

LVV dhe drejtuesi i saj duhet të kuptojnë se koha po mbaron! Zgjedhjet ka kohë që janë mbajtur. Në pak kohë mund të quhen të vjetruara! Koha është e marrjes së përgjegjësive. Kalkulimet elektorale tashmë nuk ndihmojnë.

Sikur dimë gjendja është e rëndë. Meqë në dyert e Kosovës rrinë vjerrur vendime të mëdha për të cilat z.Haradinaj dha dorëheqjen, dhe z.Kurti duhet ta thotë të vërtetën e prolongimit të marrëveshjes. LDK dhe Isa Mustafa nuk do ta thonë asnjëherë, sepse si të dytët në zgjedhje ata kanë një shtrojerë të quajtur LVV dhe z.Kurti.

Në pushtet vihet për të marrur vendime të mëdha. Eskivimet me modifikime ofertash kolacioniste nuk ndihmojnë më. Z.Kurti duhet të kuptojë se nuk mund e nuk duhet të sillet si opozitar në papërgjegjësi totale në një kohë kur pushteti pret autoritetin e tij ta drejtoj. Thirrjet e pafundme të tij dhe LVV-së nëpër vite kundër diskriminimit pozitiv të serbëve, me ofertën e fundit ofruar LDK-së për shtim ministrish në 14 sosh e favorizojnë komunitetin serb nga 1/12 që i dha legjilacioni si vende të garantuara në 1/7 qeverisëse. Lind pyetja: pse z.Kurti dhe LVV duan t’u japin kaq shumë pushtet serbëve.

Vazhdimi i mandatit të Gjykatës speciale mund të jetë filli i një rënjeje të mitit Albin dhe LVV, goditje kjo të cilës nuk do mundet t’I shpëtoi z.Kurti. Poashtu taksa dhe konstruktiviteti në bisedime me Serbinë janë lëkura e ujkut që po i rrin mbi kokë qengjit Albin. Demarkacioni me Malin e zi bazuar në qasjen që ka Isa Mustafa (prej Albin Kurtit) është më shumë se ofendim për eletoratin që i dha fitoren LVV-së, por mund të themi edhe për secilin shqiptar me vetëdije.

Bashkësia ndërkombëtare po mundohet t’i trajtoi LVV-në dhe LDK-në si një trupë e joluftës, si një palë ndryshe, ndaraz nga trashigimia e Luftës, të cilën po bëhet gati ta godas përmes tyre. Se a do ta pranoi këtë status anëtarësia dhe eskponentët e LVV-së që vinë nga e kaluara jonë çlirimtare, do ta shohim në vazhdim. Ata po mundohen ta ndajnë me thikë luftën dhe antiluftën. Proceset në vazhdim nuk i japin shumë shpresë kësaj ndarjeje, andaj edhe për të mos ndodhur ky keqkuptim historik z.Kurti dhe LVV nuk duhet ta lëshojnë këtë mundësi ardhjeje në pushtet.

Një qeverisje sot pa z.Kurti dhe LVV-në sikur po pretendon ta realizoi kupola e LDK-së duhet të jetë alarm në veçanti për vet z.Kurti. Atij dhe LVV-së edhe mund t’u konvenoi mosmarrja e përgjegjësive në këto kohë të liga, por a nuk ishin pikërisht këto kohë që po vinin të cilat e shtynë LVV-në në veprimin e fortë opozitar?

Mësimet nga e kaluara e LDK-së, të bërjes së viktimës, nuk e ndihmojn Vetvendosjen. Ajo duhet të guxoj dhe duhet të prodhoi veprim të menqur politik. Qeverisja me LDK-në bazuar në vështirësitë e marrëveshjes na thotë se do shkoi keq dhe për pasojë askush nuk beson se këta partner mund të shkojnë drejt fundit të mandatit qeverisës. Mu për këtë, çështja e presidentit nuk do duhej të bëhej pengesë.

Tashmë ka ardhur koha që z.Kurti ta thotë të vërteten e takimeve me z.Mustafa, të vërtetën e marrëveshjeve dhe pengesave, të vërtetën e dështimit akoma pa ardhur në qeverisje!

Kosova nuk ka ndërtuar vetëdije politike për përmbysje, për kosistencë aksioni politik, ndaj ajo lehtë mund të shtyhet në kërkim zgjidhjeje të situatës përmes veprimit ndryshe. Sikur punët po zhagiten, një qeveri pa Vetëvendosjen dhe PDK-në në këto momente edhe mund të mbështetej nga ndërkombëtarët, por jo pak edhe nga opinioni i brendshëm! Tashmë që deliret kanë rënë dhe figura e LVV-së paraqitet gjithnjë e më e ngrysur në fytyrat e eksponentëve të saj, z.Kurti do duhej ta zhbllokonte situatën, me çka do dekompozonte komplotin ku e futi veten me vijat e kuqe. Vetëm qeveria e bërë LVV – LDK është në duart e z.Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Karizma e një lideri nuk mund të mendohet pa pragmatizmin. Defiçiti që Albin Kurti po dëshmon në këtë plan na bënë të dyshojmë se ai mund ta prodhoi brenda vetes pushtetarin e kalibrit.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNj: “Ndihma” korruptive, për vota të korruptuara!

Ashtu siç pritej, Qeveria e Kosovës futi thellë duart në buxhetin e Kosovës duke ndarë …