Kryetari Bahtiri priti nxënësen e talentuar Adonisa Sejdiu

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur nxënësen e talentuar, Adonisa Sejdiu, e cila krahas sukseseve të shkëlqyeshme që po i arrin në mësime, ka treguar edhe talentin e vet në gara të ndryshme.

Adonisa Sejdiu është nëntëvjeçare, nxënëse e klasës së tretë të Shkollës fillore “Andon Zako Çajupi. Ajo është nxënëse shembullore dhe një talente e madhe e artit në përgjithësi, gjë që ka treguar edhe me sukseset që ka arritur në gara ku ka marrë pjesë.

Kështu, në festivalin “Cicërimat buzë lumit Ibër“, në vitin 2014, me këngën “Me plis në Paris“ ka marrë çmimin paraqitja më e mirë skenike, ndërsa me këngën “Sot kemi festë”, ka zënë vendin e dytë. Ajo tashmë i ka të incizuara këto dy këngë, të cilat dëgjohen shumë nga fëmijët dhe nxënësit.

Përveç kësaj, vogëlushja e talentuar Adonisa, në Garën kombëtare “Little Miss & Mister-Pavarësia e Kosovës 2016”, që u organizua në Ferizaj, ku morën pjesë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, triumfoi, Adonisa rrëmbeu çmimet kryesore “Little Miss-Pavarësia e Kosovës 2016”, “Little Miss-Publiku 2016“ dhe “Litlle Miss -Buzëqeshja 2015 “. Ajo do ta përfaqësoj Kosovën në Bullgari, në “Litlle Miss Ëorld”.

Adonisa ka marrë pjesë dhe ka shkëlqye edhe në aktivitetin e organizuar START Mini Models-Kosova & Shqipëria 2016”, ku ka zënë vendin e parë dhe do të përfaqësoj Kosovën në Turqi.

Kryetari  Bahtiri, tha se të gjithë nxënësit dhe qytetarët e Mitrovicës krenohen me Adonisën, e cila jo vetëm se është shembull për të tjerët në mësime dhe aktivitete të lira shkollore, por ajo po e tregon edhe talentin e saj në Kosovë e Shqipëri dhe pritet që edhe në garat që do të merr pjesë në Bullagri e Turqi, të jetë po aq e suksesshme.

“Komuna e Mitrovicës ka obligime ndaj talenteve si Adonisa, andaj duhet t’i mbështesë ata dhe këtë edhe do ta bëjmë vazhdimisht. Unë i uroj Adonisës suksese në garat që do e përfaqësoj Kosovën në Bullgari dhe Turqi dhe jam i bindur se nga atje do të kthehet shumë e gëzuar dhe e lumtur, pasi që do të arrij sukses të plotë”, tha kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …