Radio-Kosova e Lirë, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe TV-Dielli urojnë bashkëkombësit për 28 Nëntorin

Sa kanë bërë për dëshmorët e martirët e Reçakut: Radio Kosova e Lirë, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” dhe TV-Dielli

Qysh prej 15 janarit të vitit 1999, nëntë ditë pasi kishte filluar transmetimin e programit Radio-Kosova e Lirë, në malet e fshatit Berishë e deri sot në 21-vjetorin e përkujtimit të dëshmorëve e martirëve  të rënë në Reçak, më 15 dhe 19 janar të vitit 1999, kjo Radio, pastaj Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së”  dhe në tri vitet e fundit edhe TV-Dielli, nga viti në vit nuk e kanë ndërprerë punën dhe angazhimin në zbardhjen e së vërtetës për Masakrën e Reçakut, në bashkëpunim me luftëtarë dhe eprorë të luftës së UÇK-së të Zonës Operative të Neredimes dhe veprimtarë e intelektualë të Shtimes e më gjerë.

Fillimisht në 1-vjetorin e Masakrës është botuar broshura me foto për masakrën dhe të dhëna për të rënët. Në pesë-vjetorin e Masakrës në vitin 2004, Radio-Kosova e Lirë në bashkëpunim me Fondin e Kompleksit Përkujtimor Masakra e Reçakut ka nxjerrë në dritë monografinë, Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit, të një grupi të autorëve: Shukri Buja, Fehmi Mujota, Ruzhdi Jashari, Vezir Bajrami,  Lulzim Sahiti, Ibrahim Demiri, Ali Uka  dhe kryeredaktorit, Ahmet  Qeriqi.  Libri është shtypur në 1500 ekzemplarë, financimin e ka bërë komuna e Shtimes.

Në vitin 2107, këtë monografi e ka ribotuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, në krye me profesor dr. Ismet Salihu dhe mr. Fetete Ramosaj.

Në 19-vjetorin e Masakrës së Reçakut, TV-Dielli e Radio-Kosova e Lirë kanë realizuar filmin dokumentar, “Saga e Reçakut”  në kohëzgjatje 59 minuta, me një ndihmesë financiare të komunës së Shtimes.

Redaksia Dëshmorët e UÇK-së,  në 17-vëllimet e deritanishme ka botuar biografitë e të gjithë dëshmorëve që kanë rënë gjatë luftimeve, në Reçak, në mbrojtje të popullatës dhe në luftime për moslejimin e marrjes së kufomave nga ushtria e policia serbe.

Prej vitit 1999 e deri tani,  në vitin 2020 në të gjithë përvjetorët, Radio-Kosova e Lirë ka prezantuar shkrime, komente, studime e vështrime për këtë Masakër, e cila falë mobilizimit së krerëve të luftës të Zonës Operative të Neredimes dhe asokohe, Shefit të Misionit Verifikues, Viliam Voker, arritën që të vërtetën me pamjet e filmuara të kësaj masakre ta dëshmonin dhe ta  shpërndanin kudo në botë. Pamjet rrëqethëse të masakrimit të kufomave, prerjes dhe sakatimit  të gjymtyrëve të tyre, vrasjen nga afërsia të 45 civilëve shqiptarë zgjuan ndërgjegjen e fjetur të bashkësisë ndërkombëtare, e cila tanimë  ishte bindur në të vërtetën faktike të luftës që po zhvillohej në Kosovë dhe jo edhe më tej në propagandën e regjimit kriminal të Milosheviqit.

Çmojmë dhe vlerësojmë lartë tërë kontributin që kanë dhënë përgjegjës të institucioneve  vendore e qendrore, për ndriçimin, përjetësimin fizik e dokumentar, shkencor e letrar, të kësaj pjesë të dhembshme, por edhe heroike të historisë sonë  më të re, sagës së mundimeve e tmerreve  të Reçakut, gjatë luftës, por edhe të tërë popullit liridashës të Kosovës e më gjerë. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …