Ministri, Berisha dhe komandantit i FSK-së, Rama, bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut

Ministri, Berisha dhe komandantit i FSK-së, Rama, bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut

Në 21–vjetorin e masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.   Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmua lartë sakrificën e të rënëve. Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajt Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …