Në prononcimet e sotme të krerëve politikë e institucionalë të vendit, në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ashtu sikur edhe në vitet më parë, vërehet qëndrimi anashkalues i disa politikanëve, që iu bëjnë dëshmorëve të Reçakut, të cilët kanë rënë në mbrojtje të popullatës, para se të hyjnë forcat serbe në fshat. Po kështu martirët e Reçakut që nuk kishin pranuar të iknin nga fshati quhen viktima, të cilat sipas tyre janë edhe vula e çlirimit të Kosovës. Këta politikanë sidomos nga radhët e LDK-së, mbase edhe nuk e dinë se pikërisht nga Reçaku kanë rënë tetë dëshmorë, si dhe dëshmorë të tjerë nga fshatrat fqinj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sot u bënë 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. “Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Ai nuk ka përmendur fare luftën e UÇK-së as 14 dëshmorët e kombit. Edhe kësaj radhe dëshmorët e Reçakut dhe ata që kanë rënë më 15 e 19 janar, pastaj të plagosurit, veteranët e invalidët e luftës anashkalohen për qëllime politike, diplomatike, por jo realiste, sepse serbët kanë hyrë në fshat pasi kanë rënë dëshmorët nga Toga e Reçakut. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …