Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga e diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e Diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e Komunës së Junikut me përjashtim veprimtaritë e cekura më poshtë:
-
Barnatore
-
Bukëpjekësit
-
Pompat e Derivateve
-
Sallonet e Bukurisë (për Sallonet e Bukurisë, dita e Martë do jetë ditë pushimi)