Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të titullit “Krenaria e kombit shqiptar” për ambasadorin William Walker. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet në ndërtesën e Komunës së Deçanit duke filluar në orën 13:00. Titulli ndahet nga dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan. Kujtojmë se ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ishte ndër të parët që doli në vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur masakra e Reçakut 21 vjet më parë të cilën e quajti krim kundër njerëzimit gjë që e sensibilizoi faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …