Në shkrimin e së mërkurës me titull “MKRS-ja i jep KOK-ut 280 mijë euro, me gjithë keqpërdorimin e 90 mijë të tjerave” me autor Faton Polisi, ka të pavërteta dhe shpifje tendencioze.
MKRS-ja dëshiron të sqarojë opinionin publik se nuk e praktikon të thërras mediet kur nënshkruan memorandume, ndaj pohimi i gazetarit se ky nënshkrim është bërë larg syve të medieve, është krejtësisht i pavërtetë dhe shpifje e pastër me qëllim të atakimit të MKRS-së.
Po ashtu, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik, se, MKRS-ja ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për vitin 2016, vetëm pasi është bërë mbyllja e avancit të vitit 2015, pra që lidhet me memorandumin e vitit të kaluar.
Po ashtu, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se MKRS-ja nuk jep asnjë fond, as për KOK-un dhe as për ndonjë federatë tjetër, pa u përmbyllur gjitha avancet e mëparshme, dhe kjo është e vlefshme për të gjitha organizatat që përfitojnë nga fondet e MKRS-së.
MKRS-ja shprehet e shqetësuar me tendencën e gazetarit për të keqinformuar opinion publik me të pavërteta dhe shpifje.
Ne jemi të gatshme të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha mediet, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës, dhe në dobi të opinionit publik, por jo me ato medie, të cilat për qëllim kanë keqinformimin dhe dezinformimin e opinionit publik.