Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

IAP: Platforma për të drejtat e njeriut u paraqit para gjyqtarëve

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur një sesion informues të enjten para gjyqtarëve kosovarë mbi përdorimin e Platformës për të Drejtat e Njeriut dhe Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Platforma online ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Republikën e Kosovë dhe si e tillë do t’u shërbejë edhe gjyqtarëve të Republikës së Kosovës në punën e tyre. Gjyqtarët dhe stafi tjetër profesional i gjykatave theksuan se platforma del të jetë një mjet i dobishëm për punën e tyre.

Platforma ofron informacion të dobishëm për të gjitha subjektet e ligjit, përfshirë qytetarët, organet e zbatimit të ligjit, gjyqtarët, prokurorët, institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, studentët dhe të gjitha palët e interesuara.

Platforma ofron dy udhëzues që do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe në atë ndërkombëtar përmes lidhjeve të strukturuara mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Më 10 dhjetor 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, lansoi Platformën për të Drejtat e Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …