Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja. Ajo thotë se nëse nuk arrihet zbatimi i vullnetit të qytetarëve, atëherë prapë do të kthehen te qytetarët. Ndryshe, të enjten përmes një letre Vetëvendosje refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti mes tjerash tha se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …