leoni

Vetëvendosje bënë nderime në 38 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Vetëvendosje bënë nderime në 38 vjetorin e rënies së dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 38 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lëvizja Vetëvendosje, në dy delegacione të veçanta bëri homazhe te kompleksi memorial i vëllezërve Gërvalla në Dubovik të Deçanit dhe te varri i Kadri Zekës te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 38 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë.Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate thotë se vrasja e tyre, për të cilën ende nuk është hetuar apo dënuar dikush, kishte për qëllim goditjen e përpjekjes së popullit shqiptar për t’u organizuar e dalë nga robëria.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …