leoni

150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Georgieva: Ekonomia globale rrezikon të kthehet në kohën e Rënies së Madhe të viteve të njëzeta të shekullit të kaluar

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se ka rrezik që ekonomia globale të kthehet në kohën e Rënies së Madhe të viteve të njëzeta të shekullit të kaluar. Ajo ka shtuar më tutje se kjo po ndodhë për shkak të pabarazisë dhe mungesës së stabilitetit në sektorin financiar. Gjatë fjalimit në Institutin Peterson në Uashington, kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha se sipas hulumtimit të FMN-së, ku u krahasua ekonomia e viteve të njëzeta me ekonominë e sotme botërore, ekziston një atmosferë e ngjashme mes këtyre dy periudhave. Në një mënyrë, kjo atmosferë shqetësuese na e kujton pjesën e hershme të shekullit XX. Ekonomia do të përballet me probleme të reja, përfshirë emergjencën klimatike dhe luftën tregtare mes vendeve. Kështu që dhjetë vjetët e ardhshëm mund të karakterizohen me kryengritje shoqërore dhe paqëndrueshmëri të tregjeve, ka paralajmëruar kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …