Analiza e Marksit mbi historinë e zhvillimit njerëzor i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Në praktikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Marrëdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi vërente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shembull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit, Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale. Ai me “lidhjet sociale të prodhimit” nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive ( grupe me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme identifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumente dhe kritere objektive, si për shembull mundësia e tyre për të marrë pjesë në burime të ndryshme (pasuria për shembull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtuese, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.
Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerëzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, ai filloi me idetë Hegeliane të ‘alienimit’ por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren, të cilës njerëzit kishin vështirësi për t’ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve, të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjesëtarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shembull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shembull i lidhur me fenë marrë nga “Kontribut Kritikës së Filozofisë të së Drejtës të Hegelit”: “Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Është opiumi i njerëzve.”
Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore, është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komoditet, shërbim – kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë “proletarët”. Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë “kapitalistë” ose “borgjezë”. (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia).
Marksi bënte dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vend dhe i shesin diku tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të suksesshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë “mbiprodhim” dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek “mbi-punimi”.
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në riinvestimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë thoshte se mbiprodhimi “i vjedhur” nga puna është burim fitimi, se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktuar do të kishte një “hap prapa” ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Ai gjithashtu kuptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij procesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrëdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negociata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit – një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë – është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në “Kritikën e Programit të Gothës”, “Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transformimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me këtë ide korrespondon edhe një periudhe e tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit.