leoni

Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e propozon kryetarin e saj Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dërguar propozimin zyrtar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt i parë i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, gëzon të drejtën e të nominuarit të mandatarit të kryeministrit të vendit. Në momentin që Thaçi pranon propozimin dhe e dekreton atë, e që e gjithë kjo pritet të ndodhë brenda ditës së sotme, rrjedh afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re. Propozimi është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi./kp/

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …