Memli Krasniqi

Krasniqi: Lojërat me video nuk i kryen punë qytetarëve të Kosovës, barra për bllokada bie mbi Albin Kurtin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi, deklaroi sot se barra për bllokada dhe mos formimin e institucioneve do t’i bie Albin Kurtit. Pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se nuk kanë marrë ndonjë ftesë për bisedime me LDK-në dhe Vetëvendosje, por edhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë, PDK nuk do t’i përgjigjet këtyre ftesave. “Kanë kaluar rreth 106 ditë kur janë mbajtur zgjedhjet dhe ne sot nuk kemi as qeveri. Kërkesa jonë prej 6 tetorit ka qenë që ata që kanë marrë mandat t’i përmbushin. Lojërat me video nuk i kryen punë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet t’ia rikujtojmë që nuk është përgjegjësi për të marrë një letër, por të formohen institucionet. Barra për bllokada i bie Albin Kurtit. Ju e dini që në muajin mars mund të ketë bllokada për shkak të buxhetit, pasi qytetarët nuk e meritojnë këtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …