Opozita është e bashkuar edhe në aksionet e ardhshme, me të gjitha mjetet, për të kundërshtuar këtë qeveri dhe këtë pushtet që ka degraduar vendin, ka deklaruar deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës. “Siç po shihet ne sot jemi bashkë me opozitën, kundërshtimi do të jetë i përbashkët dhe do të vazhdojmë me format e njëjta”, ka thënë Kadaj-Bujupi. “Ne sot jemi këtu për të vazhduar kundërshtimin dhe do të shtojmë format e veprimit. Të gjitha veprimet që kanë ndodhur deri tani janë veprime për të ndalur keqpërdorimet. Po të mos ishte gazi lotsjellës ne sot nuk do të ishim duke folur për marrëveshjet e dëmshme”.
![Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/donikakadajbujupi-1-660x330.jpg)