Qyteti i Vitisë se shpejti do të bëhet me muze komunale

Komuna e Vitisë do të bëhet me muze komunale. Kjo pasi që kanë filluar punimet në rregullimin e objektit të vjetër ku dikur gjendej Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e cila pas rregullimit do të dedikohet për këtë qëllim. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli mbi rëndësinë e këtij projekti. “Është shumë e rëndësishme që në qendër të qytetit të Vitisë të kemi një muze. Kjo më qëllimin më të mirë që qytetarët dhe vizitorët të njihen me të kaluarën e vendit tonë. Fatmirësisht falë bashkëfinancimit tonë me Bashkimin Evropian kjo do të realizohet së shpejti pasi që kanë filluar punimet në rregullimin e objektit”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq Alban Morina Menaxher i Projektit, potencoi se financimi i rregullimit të objektit do të bëhet nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Vitisë dhe atë në dy faza dhe do të implementohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në kuadër të Nismës për bashkëpunim ndërkufitar (MAKS FORUM). Ndërkaq Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport falënderoj Bashkimin Evropian që do të bashkfinancoj këtë projekt me komunën e Vitisë. Përndryshe bëhet me dije se vlera e këtij projekti do të jetë rreth 30 mijë euro dhe do të bashkfinancohet nga Komuna e Vitisë dhe BE-ja me nga 15 mijë euro për secilin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …