Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar mosmarrëveshjet që po ndodhin në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e qeverisë, ku ka thënë se në mes tyre, përpos mosbesimit, ka edhe një kulturë të ikjes nga përgjegjësia. Hoxhaj ka thënë se ngërçi i krijimit të qeverisë në Kosovë po vjen nga partia e parë dhe e dytë, të cilët po kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë. Ai ka thënë se Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje. Hoxhaj gjithashtu, ka theksuar se përgjegjësia kryesore për krijimin e qeverisë është e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …