Deputetët e opozitës në Kuvend e kanë braktisur sallën. Ata u larguan pas ftesës që ua bëri deputeti i vetëvendosjes Ismail Kurteshi, i cili ka deklaruar në Kosovë nuk ka situatë normale. “Derisa në krye të Qeverisë të jetë Isa Mustafa , shkelësi i Kushtetutës , nuk do të ketë normalitet në Kosovë. Kurteshi ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë më 26 mars në sheshin e Skënderbeu në Prishtin. Ai ka insistuar që kjo Qeveri të dërgohet në shtëpi. Skaneri, që e ka blerë Qeveria duhet dërguar në Qeveri për të skanuar korrupsionin e saj, jo për të skanuar deputetët e opozitës. Në sallë ka qëndruar vetëm hedhësi i sotëm i gazit lotsjellës, deputeti i Vetëvendosjes, Sali Salihu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …