Me shekuj, muajt e dimrit si, Dhjetori dhe Janari kan qenë muaj të humbjeve të mëdha. Në Janar vdiq i madhi Skenderbeu, i cili ishte një shtyllë e madhe në historinë e Kombit tonë, dhe arriti që për qerek shekulli t’a mbaj ndezur flakadanin e Lirisë në Shqipëri.
Në Janar, humbem edhe ISA BOLETININ, po në Janar vritet në Dragobi BAJRAM CURRI, Në Janar ranë Dëshmorë edhe REXHEP MALA e NUHI BERISHA. Në Janar humbem tre shokë të mëdhenjë të qështjes Kombëtare, pra, Kadri Zeken, Jusuf e Bardhosh Gërvallen. Ata i vrau dora gjakatare sespe, donin të bashkonin të gjitha grupet dhe levizjet patriotike të vendit tonë, në luftë për LIRI. Në Janar të viti 1990 në Nagavc të rahovecit humbem 4 shokë, të cilët ishin duke marshuar në drejtim të Rahovecit në protestë, e ata ishin: Nesemi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoqa e Vogel, Halim Hoti nga Krusha e Madhe.
Në Janar humbem edhe Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhen, prap në pritë në fsh. Pestovë… Por, për mua më mbetet ende i freskët Dhjetori i 98 dhe Janari i 99. Pas rënjës së dy grupeve me 04 Dhejtor grupi i Krushës dë Madhe me Muhamet Malsorin në krye, si dhe me 14 Dhjetorë grupi në krye me Mujë Krasniqin – Kapuqin, menduam se me këto dy tragjedi do të ndalonte pak gjakderdhja e shokëve tanë, dhe do të merrnim veten ngadalë, nga këto dy humbje të mëdha. Por, JO, nuk qe e shkruar të rimarrim veten në këtë muaj, sepse, me 21 janar, një grup shokësh duke shkuar në ndihmë njesiteve të anadrinisë, nga pjesa Lindore në pjesen perendimore, ran në pritë. Ishin katër shokë : Skender Rexhepi, Fitim Duraku, Mustafë Bajraktari dhe Xhavit Elshani.
U nisen me një entuziazëm të madh, duke e ditur rëndësinë e qështjës që po kryenin, u nisen me një zemër të madhe, duke e ditur se po bëjnë gjënë e duhur, në Luften e drejtë për LIRI. Në të dalë të Fortesës ( Bellacërkes), në drejtim të Drenovcit, hijenat e zeza kishin zënë priten, dh eishin duke pritur. Përkundër asaj, se në fsh. Fortesë kishim njësitin vëzhgues, ata, fshehurazi kishin arritur që të dalin në kodrat e Fortesës, dhe të kamuflohen duke pritur trimat tanë. U godit makina me mortajë dore, ( ZOLLA), dhe mori flakë, aty mbeten në vend Skender Rexhepi dhe u plagosen rëndë, Fitim Duraku, Mustafë Bajraktari dhe Xhavit Elshani.
U dha alarmi, dhe shokët tanë së bashku me Selim Gashin, shkuan prë t’u dalë në ndihmë, dhe shpejt i sollen në fsh. Krushë e madhe, për mjekim të mëtutjeshëm, e më pas në spitalin e Pagarushës. Pas tre muajve edhe Fitimi, nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra dhe ndrrojë jetë. Mustafë Bajraktari vdiq nga një sëmundje e rëndë me 22 Korrik të viti 2011, kurse nga i gjith grupi, i gjallë është vetëm Xhavit Elshani. Janari i viti 1999, do të jetë ende i përgjakshëm për ZOP-in, sepse, me 29 Janar në Rogovë të Hasit ranë një grup shokësh, 28 Dëshmorë, nga Dukagjini, të cilët ishin duke shkuar në Shqipëri për Armatime. Të shpresojmë që janarët e ardhshëm të jenë më të lumtur, më të fortë, më të përshtatshëm për kombin tonë…. historia e hidhur e janarëve mos u përsërit kurrë.