NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME PROJEKT-STATUTIN E ANSAMBLIT ARTISTIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE NË KOMUNËN E DEÇANIT

Projekt-Statuti i Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve në Komunën e Deçanit do të jet për shqyrtim publik deri me datën 22.01.2020. Komuna e Deçanit, ka publikuar këtë Projekt- Statut në ueb faqen zyrtare të komunës së Deçanit : https://kk.rks-gov.net/decan/ si draft propozim. Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet për plotësim ndryshim mund të paraqitën në Zyrën e drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte që gjendet në ndërtesën e komunës kati i III-të. Gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: https://kk.rks-gov.net/decan/. Ndërkaq diskutimi publik do të mbahet me datë 22.01.2020 në ora 11:00. Vendi: Sallën e konferencave kati i III-të në objektin e Komunës. Ky diskutim publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Deçanit, shoqërinë civile, gazetarët dhe qytetarë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …