Partia Socialdemokrate e Kosovës kërkon urgjentisht që marrëveshja e nënshkruar dje për linjën ajrore Kosovë-Serbi të publikohet sa më parë dhe të sqarohen të gjitha detajet. “Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd”, thuhet në deklaratën e PSD-së. Kjo parti kërkon të sqarohet implikimi politik i përfaqësimit të ndryshëm të palëve që nuk janë homologe, duke pasur parasysh se Kosova në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje përfaqësohej nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ndërsa Serbia prej Ministrisë së Ekonomisë, dhe po ashtu të dihet baza juridike e marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …