Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: 22 vjet nga sulmi i dytë serb në familjen Jashari

(Ngjarje që meriton nderim e përkujtim të përhershëm)

Sulmi i diversantëve serbë më 22 janar 1998 ishte një përballje e madhe në mes forcave të specializuara të Serbisë dhe familjes Jashari. Armiku ketë sulm do ta vlerësoi si disfatë të tij, pasi njësiti më elitar i Serbisë ishin tërhequr me turp dhe ketë turp, ata vështirë që do ta përballonin. Kjo ishte hera e dytë, që forcat pushtuese serbe, në përballje me UÇK-në e Adem Legjendarin, po ndaheshin më turp.

Për secilin familjar të Jasharëve e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e qartë e sidomos ishte e qartë për Adem Jasharin, se regjimi i Millosheviqit, do të përgatiste sulme të tjera mbi ketë familje të cilën e vlerësonte si bazën kryesore të UÇK-së. Edhe familja Jashari po përgatitej që të mbrohej nga sulmet e armikut barbarë serb. Por, përmasat e këtyre dy përgatitjeve kishin dallime të mëdha e të shumta. Serbia kishte të angazhuara të gjitha mekanizmat e të gjitha pushteteve, të atij shtetëror, mediatik, akademikë e fetar.

Ndërsa Familja Jashari, kryesisht po mbështetej mbi fuqinë e familjes dhe të një numri të kufizuar të shokëve pjesëtarë të UÇK-së brenda e jashtë atdheut. Ndërsa politika pacifiste dhe qeveria në egzil nuk po e kryente asnjë obligim në shërbim të luftës mbrojtëse e çlirimtare. Asokohe kjo ishte ana më e dobët e politikës në Kosovën e pushtuar. Tani më ishte e qartë, nga institucionet pacifiste nuk pritej ndonjë gjë e mirë, në një situatë të tillë të gjitha shpresat ishin koncentruar tek Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës dhe drejtuesit e saj, te Lëvizja Kombëtare për Çlirim.

Më 22 janar të vitit 1998, Njësiti ushtarak i UÇK-së në Prekaz, e veçanërisht familja Jashari që mbrojtur më sukses në përballje me diversantët e dërguar nga shteti serb. Komandanti i UÇK-së Adem Jashari dhe Jasharët u mbrojtën më sukses për të dytën herë. Kjo përveç që ishte një fitore e madhe ajo qëndresë po reflektonte shpresë e besim kudo ishin shqiptarët.

Kjo ishte edhe një dëshmi tjetër e madhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej forcë serioze politike dhe ushtarake në mbrojtje të kombit e të vendit. Ngjarjet e tilla patën bërë që: “The Daily Telegraph”, gazeta me prestigjioze Britanisë së Madhe do të shkruaj: “UÇK është e vetmja forcë që lufton për çlirimin e Kosovës”. Koha tregoj se kjo ishte më shumë se saktë! Adem Jashari dhe Ushtria e tij Çlirimtare, me luftë e flijime u bënë arkitektet kryesor e të vetëm të lirisë e të Pavarësisë së Republikës sonë.

Serbia e krimit dhe e gjenocidit nga ky aksioni tinëzar dhe i pabesë kishte nxjerrë një mësim të mirë. Mësim se UÇK-ja po bëhej forcë serioze që po i rrezikonte seriozisht interesat e saja grabitqare e gjenocidare në Kosovë. Pasi, rreth kësaj force çlirimtare po rreshtoheshin shqiptarët liridashës brenda e jashtë atdheut.

Armiku për të asgjësuar bërthama e saj në Prekaz, Drenicë e Kosovë, nuk do të lente forcë e mjete pa përdorur për nënshtrimin e asgjësimin e saj. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që në shekullin XX, serbet pësonin disfatë në Prekaz, në Drenicë e Kosovë. Një disfatë tjetër e madhe po i priste pas një viti!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …