Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova. Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit politike në Kososvë. “Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta. Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …