leoni

Nga java e ardhshme fillon fushata e repelimit të kafshëve në territorin e Malishevës

Në  kuadër të  masave parandaluese dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK),  nga dita e hënë, 14 mars 2016, pritet të filloj fushata e repelimit të  kafshëve shtëpiake në territorin e Komunës së Malishevës. Fillimin e kësaj fushate të  repelimit të  kafshëve, e ka konfirmuar Shtabi Komunal, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Repelimi i kafshëve, bëhet me qëllim të  mbrojtjes nga përcjellja e rriqrave nga fusha, që  përmes kafshëve barten tek njeriu dhe ndërprerjes së  ciklit të  shumimit të  rriqrave, prandaj luten qytetarët që  të  jenë  bashkëpunues në  implementimin e kësaj fushate.

Të  gjithë  qytetarët, do të  njoftohen me kohë  për orarin e repelimit të  kafshëve, në  të  gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …