Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi anëtaren e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon-Taubadel, me të cilën diskutoi për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe ecurinë e tyre. Duke falënderuar misionin e BE-së për kontributin në mbarëvajtjen e këtij procesi, edhe pse në cilësi të vëzhguesit, Konjufca theksoi se organizimi i zgjedhjeve në Kosovë tashmë ka arritur një nivel të kënaqshëm, dëshmia më e mirë të cilit është vetë pranimi i rezultatit zgjedhor nga të gjitha subjektet politike garuese. Kryesuesja e këtij misioni, Von Cramon-Taubadel, theksoi në mënyrë të veçantë faktin se zgjedhjet, duke marrë parasysh afatin e shkurtër kohor për t’u përgatitur, kanë qenë demokratike, të organizuara dhe të përgatitura shumë mirë. Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë punë shumë të mirë, duke përgatitur në kohë materialet, gjë që duhet theksuar për shkak të kompleksitetit të procesit. Problem serioz të këtyre zgjedhjeve, Von Cramon-Taubadel potencoi mungesën e transparencës për financimin e fushatës.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …