Trump: Në Amerikë mund të vdesin nga koronavirusi qindra mijëra të infektuar

Kryetari amerikan Donald Trump, tha se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi kundër tij

Kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se i takon Senatit të vendosë se si do të zhvillohet gjyqi kundër tij. Megjithatë ai do të preferonte një gjykim të gjatë – me dëshmitarë – por që ekzistojnë disa çështje të sigurisë kombëtare. Kohë më parë në Senatin amerikan ka filluar procesi gjyqësor ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e akuzoi për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit. Senatin e udhëheqin republikanët. Të dyja partitë kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me procedurat që duhet ndjekur gjatë gjykimit të presidentit. Demokratët kanë kërkuar që në sallë të paraqiten edhe dëshmitarë përderisa republikanët kanë kundërshtuar. Trump akuzohet se ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Zelenskij, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër rivalit të tij politik, demokratit, Xho Bajden.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …