Dusko Markovic

D. Markoviq: Qeveria malazeze për çështjet e brendshme bisedon me Kishën malazeze e kurrsesi me Kishën serbe

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, tha se shteti kishte kaluar nëpër “propagandë të pashembullt” pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë, i cili u ushtrua nga faktorë “brenda vendit, por më në mënyrë drastike dhe më brutale, ata nga Serbia fqinje”. “Ata filluan duke sulmuar simbolet kombëtare dhe ambasadën tonë në Serbi, pa gatishmëri  dhe  pa qëllim për t’i mbrojtur ata. Shpesh thuhet se në Beograd dy herë ka pasur një përpjekje për të ndezur flamurin malazez. Nuk ishte një përpjekje, por një djegie e flamurit malazez dhe kjo ishte një lidhje e qartë me shtetin e Malit të Zi dhe të drejtën e tij sovrane për të vendosur çështje të brendshme “, tha Markoviq për Radio Televizionin Malazez. Duke komentuar deklaratën e kryetarit  serb Aleksandar Vuçiq, se Mali i Zi duhet të diskutojë me Kishën Ortodokse Serbe, në Beograd, lidhur me ligjin për  Liritë fetare, Markoviq tha se qeveria malazeze do të diskutonte vetëm çështjet e saj të brendshme me përfaqësuesit e Kryepeshkopit malazez dhe kurrsesi me Kishën serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …