Autoritetet në PDK mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist, “Syri i Popullit”, dhe ajo duhet të distancohet. Dënimi i organizatës terroriste, “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë thonë zyrtarët e lartë të PDK-së. Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtëtërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike. Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë. PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …