leoni

Magbule Shkodra

Magbule Shkodra emërohet nga kryeministri Haradinaj ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Magbule Shkodrën ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal. Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Rasim Demiri. Gjatë ditës, Haradinaj ka emëruar edhe Lulzim Rafunën si ministër të Financave. “Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. “Me qëllim të sigurimit të mirëfilltë të institutioneve më saktësisht Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sot kryeministri më ka emëruar u.d. Ministre e Zhvillimit Rajonal.Si gjithmonë me përgjegjësi të plotë do të punoj në shërbim të vendit”, ka deklaruar Shkodra.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …