I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty ai do të takohet me kreun e këtij subjekti, Albin Kurti. Në këtë takim ai do të jetë i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Grenell ka bërë të ditur se pyetjeve të gazetarëve do t’u përgjigjet pas takimit, teksa më vonë do të takohet edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Grenell u takua edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi nga ku lëshoi deklarata të qarta për dialogun dhe rrugën që duhet ta marrë Kosova në drejtim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …